INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me lot në sy, Emina Cunmulaj dhe Angela Martini zbulojnë sa para kanë dhuruar për të dëmtuarit nga tërmeti! [FOTO]

Me lot në sy, Emina Cunmulaj dhe Angela Martini zbulojnë sa para kanë dhuruar për të dëmtuarit nga tërmeti! [FOTO]

Publikuar më: 14:30 03-12-2019

Të shumtë janë emrat e personazheve të njohura të televizionit dhe shoëbiz-it që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti dhe ndihmuan me sa mundësi kishin njerëzit në nevojë.

Janë të shumtë emrat e personazheve të njohur të ekranit shqiptar që u solidarizuan me të prekurit nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit, duke i ndihmuar me sa mundësi kishin njerëzit në nevojë. E një prej tyre është edhe modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, e cila ka ndjekur nga larg situatën në vendin tonë.

Gjatë një bisede live me emisionin “NIN”, Emina zbuloi se ka dhuruar 10 mijë dollarë për t’u ardhur në ndihmë familjeve që kanë mbetur pa shtëpi. Gjatë lidhjes direkte, modelja shqiptare nuk i mbajti dot lotët, por premtoi se do të vijë së shpejti në Shqipëri për të bërë atë që ia do zemra.

emina1.png

 

Mes personazheve publike që janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti është edhe modelja Angela Martini. Martini njofton se dhuroi 30 mijë dollarë për të ndihmuar në rimëkëmbjen e këtyre familjeve.

“Tragjeditë qënkan më të dhimbshme kur flasin gjuhën tënde…dhe e vetmja gjë për të cilën lutem këto ditë është Dashuri, Shpresë dhe Dritë për vendin tim.

Ndoshta shumë gjëra koha do të na ndihmojë t’i harrojmë, por e sigurt që nuk do të harrojmë këtë forcë dhe solidaritet që kemi treguar ne si komb dhe të gjithë miqtë tanë për ne në këto ditë dhimbje.

Prandaj nëse nuk e ke bërë ende, solidarizohu dhe ti - ndihmo dike të mos jetë vetëm,”- u shpreh modelja.

Ndërsa shtoi se nuk e publikoi lajmin për publicitet por për të dhënë shembull që edhe të tjerët të ndihmojnë si ajo.

“Përfundimisht nuk po e postoj këtë kontribut për asnjë nga arsyet që po hamendësoni, nuk do ta bëja kurrë diçka të tillë për publicitet. Po e postoj për të dhënë një shembull dhe për të ftuar të tjerë të veprojnë si unë. Bashkë jemi më të fortë,”- tha Angela.

angela.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030019283294678