INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dua Lipa solidarizohet me dhimbjen e shqiptarëve, lançon nismën humane për të dëmtuarit nga tërmeti: Vish një…[FOTO]

Dua Lipa solidarizohet me dhimbjen e shqiptarëve, lançon nismën humane për të dëmtuarit nga tërmeti: Vish një…[FOTO]

Publikuar më: 16:38 03-12-2019

Edhe Dua Lipa i është bashkuar dhimbjes së popullit shqiptar dhe ka ndërmarrë një nismë shumë të veçantë për të ndihmuar Shqipërinë në këto momente të vështira. Këngëtarja ka nxjerrë në shitje një T-shirt që kushton 35 paund dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e këtyre bluzave do të shkojnë për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.

Dua ka kërkuar ndihmën e fansave dhe njoftimin e ka postuar nëë llogarinë e saj në Instagram, ku artistja numëron plot 36 milion ndjekës, nga e gjithë bota.

'Vëmendje, kërkoj ndihmën tuaj!

Sapo kanë dalë në shitje bluzat 'Pray for Albania'. Bëj me dije se të gjitha të atdhurat nga shitja e tyre, do të shkojnë për familjet e viktimave të tërmetit tragjik që goditi Shqipërinë në 26 nëntor.

Vish një T-Shirt dhe rindërto një shtëpi, ndërto një komunitet. Të gjitha janë në shitje. Faleminderit paraprakisht', shkruan Dua.

euronews.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032980442047119