INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Noizy “armik” jo vetëm me meshkuj, por edhe me femrat e spektaklit

Noizy “armik” jo vetëm me meshkuj, por edhe me femrat e spektaklit

Publikuar më: 15:05 16-03-2017

Ja dhe armiqësitë më të mëdha të Noizy!

Noizy është një ndër reperët më të ndjekur të momentit në Shqipëri. Koncertet e tij brenda dhe jashtë vendit shënojnë një numër rekord të audiencës, dhe kjo gjë ndoshta bën pak xjelozë kolegët e tij.  Edhe pse shumë i dashur për fansat,  reperin e kemi parë shpeshherë edhe në konflikte  me shumë artistë të Show Biz-it shqiptar.

Përplasja më e freksët që bëri bujë të madhe,  ishte me mikeshën e tij dhe ish-anëtaren e grupit OTR, Encën. Kjo zënkë nisi pas një interviste të Encës në emisionin “Prive”,  e cila foli në lidhje me arritjen  e saj për të nisur karrierën jashtë vendit. Gjatë intervistës ajo tha se gjithçka ishte si meritë e punës së saj të palodhur, duke mos e përmendur fare Noizyn në këtë rast. Kjo gjë e ka acaruar jashtë mase këngëtarin saqë i kujton asaj se ai e bëri të famshme. Gjithashtu ai mori vendim që ta përjashtojë Encën nga grupi OTR. Sot ende nuk e dimë nëse gjërat janë sheshuar mes tyre, pasi asnjëri nga këngëtarët nuk është prononcuar në lidhje me këtë “ndarje”.

Spektakli Top Awards, që u mbajt këtë vit në pallatin e koncerteve bëri që Noizy të kishte një mpleksje me moderatorin Ledion Liço. Pasi reperi ka anuluar pjesëmarrjen në natën finale, Ledioni e ka komentuar këtë fakt para gjithë të ftuarve duke thënë: “Noizy do të duhej të ishte këtu, por ai erdhi në prova me makinën e tij Ferrari. Kështu është kur shet mend me Ferrarin’ e shokut”. I acaruar me këtë koment të Ledionit ai ka regauar nëpërmjet facebook duke e ofenduar rëndë prezantuesin. ‘Mbreti i xhunglës ecën vetë! Fuck your Awards Ledion Liço! Shko bjeri b***ës por bjeri haptas! Mos mbaj të dashur sa për mos të të dalë nami. Kollovar që jeton me lekët e të dashurës bitch boy (mashkull k**vë). Ty s’ta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura’- ka shkruar Noizy.

Të gjithë artistët zihen por jo në këtë mënyrë sa të rrezikojnë jetën. E tillë ka qenë përleshja mes Noizy-t dhe Cozman e cila nuk përfundoi aspak mirë. Pas përplasjeve fizike mes anëtarëve të grupeve OTR dhe Babastars, në fund Cozman e përfundon këtë “ndeshje” duke e plagosur me armë në këmbë Noizyn. “Mollë sherri” në këtë rast ishte Tuna. Noizy pranoi në një emsion se kishte fjetur me Tunën dhe kjo gjë e ka acaruar ish-in e kësaj të fundit, i cili ia ka nxjerrë inatin keq Noizy-t.  Edhe pse pasojat nuk ishin të rënda pasi reperi u kurua menjëherë në spital, duhet të themi se “armiqësia” mes tyre vazhdon akoma. Ndërsa lidhja mes Tunës dhe Cozman është prishur.

Konkurenca e madhe në tregun muzikor shpesh ka shkaktuar konflikte mes artistëve kudo në botë. Kjo gjë ka ndodhur edhe me artistët Noizy dhe Stresi. Për vite me rradhë ato janë zënë edhe me sende të forta e thika, përveç teksteve të këngëve shpesherë banale dhe fyese drejtuar njëri-tjetrit.

Rasti tjetër i Noizy-t është me Dafina Zeqirin. Dyshja para 5 viteve thuajse nuk flisnin me njëri-tjetrin për çështjet mes tyre, por edhe për faktin që Dafina ishte e lidhur me Ledrin, pjesëtar i labelit Babastars, rival me labelin tjetër OTR. Por mesa duket kohët e fundit Noizy i ka harruar konfliktet me këtë të fundit, pasi me anë të një postimi  e ka uruar këngëtaren për këngën e re. “Një tjetër nga Dafina, por këtë herë është internacionale. Le t’i tregojmë dashurinë dhe mbështetjen tonë. Më shumë shqiptarë po bëhen internacionalë. Punë e shkëlqyer”, -shkruan Noizy ndërsa Dafina i kthen “ Faleminderit dashuri”.

Article Logic
Execution time: 0.0041079521179199