INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me masat paraprake para se të niseni në zonat me borë dhe akull

Njihuni me masat paraprake para se të niseni në zonat me borë dhe akull

Publikuar më: 13:39 19-12-2018

Policia e Shtetit ju vjen në ndihmë shoferëve për të qënë të kujdesshëm në zona ku ka dëborë dhe akull.

Ja këshillat:
“Bora dhe ngricat tashmë janë prezente në rrugët verilindore të vendit. E keni bërë gati makinën tuaj? Besojmë se jo, sepse rënia e dëborës shpeshherë të zë papritur.
Ndërroni gomat nga verore në dimërore.
Evitoni manovrat e ashpra - “butësia” është çelsi i artë kur jeni me mjet dhe qarkulloni në akse rrugore me dëborë.
Në ngjitje mos hiqni dorë kurrë, vendosni marrshin e parë ose të dytë dhe vazhdoni me kujdes pa u tërhequr dhe pa ekzagjeruar me gazin, por edhe pa “humbur” shpejtësinë.
Në disheza, përdorni frenimin/motor.
Qëndroni larg mjeteve të tjera si distancë udhëtimi.
Në rastet e rrugës së mbuluar me dëborë në shtresë të lartë më mirë mos ndiqni gjurmët që mjetet e tjera kanë lënë mbi sipërfaqen e saj.
Kujdes me akullin. Është më i rrezikshëm se dëbora, sepse shpesh është i padukshëm.
Telefononi 112 për çdo problematikë, jemi në shërbimin tuaj."

Article Logic
Execution time: 0.0042691230773926