INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

Njihuni me lypësin që fiton sa Kryeministri

Publikuar më: 19:28 01-03-2016

Një lypës në Britani fiton rreth 500 paund në ditë, duke u shtirur si i pastrehë, pavarësisht se jeton në një shtëpi me kushte normale.

“Daily Mail” shkruan se burri, i cili nuk është identifikuar me emër në shkrim, rri zakonisht në qendër të qytetit Wolverhampton, pranë qendrave tregtare, ku fiton rreth 2500 paund në javë. Duke llogaritur sikur ai nuk paguan taksa, tabloidi britanik shkruan se të ardhurat e tij vjetore mund të shkojnë në 130 mijë paund, rreth 12 mijë paund më pak se paga vjetore e kryeministrit David Cameron.

Një zyrtar vendas konfirmoi se lypësi jeton në një shtëpi me kushte normale. “E dinim se nuk ishte i pastrehë, por jeton në një banesë me kushte të mira. Por pavarësisht kësaj, ai ulet në qendër të qytetit në oraret kur ka më shumë njerëz dhe duket i lumtur me atë që bën”, tha ai.

Article Logic
Execution time: 0.0031418800354004