INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Punonjësit e kopshtit zoologjik vrasin gorillën për të shpëtuar fëmijën 4 vjeçar [VIDEO]

Punonjësit e kopshtit zoologjik vrasin gorillën për të shpëtuar fëmijën 4 vjeçar [VIDEO]

Publikuar më: 14:57 29-05-2016

Një udhëtim familjar në kopshtin zoologjik nw Cincinnati nuk shkoi ashtu siç pritej për një familje, ku djali i tyre 4 vjeçar rrezikoi jetën pasi u tërhoq nga gorilla që tentoi ta merrte në habitatin e saj.

Fëmija kishte kaluar gardhin mbrojtës duke rënë nga 3 metra në një kanal me ujë në të cilin ndodhej gorilla 17 vjeçare prej 200 kg. Turistët e pranishëm kanë filmuar momentin kur fëmija tërhiqet në ujë nga gorilla, ndërkohë eksperti Maynard dhe dëshmitarë të tjerë të pranishëm thanë që nuk dukej se gorilla Harambe po e sulmonte vogëlushin, por ishte një situatë e vështirë, sepse fëmija ishte përballë një kafshe kaq të rrezikshme. Punonjësit e kopshtit zoologjik kanë qëlluar gorillën duke e vrarë, pasi siç u shprehën ata, rrezikohej jeta e fëmijës. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0040371417999268