INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dyshoni te i dashuri? Ja 5 shenjat që tregojnë se ju dashuron ende!

Dyshoni te i dashuri? Ja 5 shenjat që tregojnë se ju dashuron ende!

Publikuar më: 19:57 01-03-2016
Çiftet gjatë lidhjes kalojnë  momente të ndryshme së bashku.

Pjesë  është  edhe dyshimi, i cili në shumicën e rasteve ka qenë shkak për ndarje. Ekspertët kanë bërë një listë, e cila  tregon shenjat që i dashuri ende ju dashuron  si vite më parë.
 
1. Ju ndihmon në punët e shtëpisë
Nëse ai ofron t’iu ndihmojë edhe për diçka të vogël  në shtepi, tregon se ende ju do. Meshkujt nuk mbahen për punët e shtëpisë, prandaj kjo gjë tregon se me të vërtet ju vlerëson shumë.
 
2. Pranon të dalë me ju në çdo kohë
Nëse keni në mendje një darkë romantike, ai është  gati për t’ua bërë qejfin dhe nuk nxjerr justifikime për të qëndruar në shtëpi.
 
3. Ju bën vazhdimisht komplimenta
Edhe pse keni vite së bashku, ai nuk harron t’iu vërë në pah bukurinë tuaj. Kjo do ju bëjë të ndiheni më të vlerësuar në sytë e tij.
 
4. Nuk e zgjat debatin
Të bësh debat për diçka është normale në jetën në çift. Nëse ai nuk e zgjat shumë debatin, tregon se nuk dëshiron të zihet me ju. Atij i intereson një lidhje pa zënka të shpeshta, prandaj mundohet t’i shmangë.
 
5. Lë mënjanë gjërat elektronike
Ndërkohë që po kaloni kohë së bashku, ai nuk merret me celularin. Ky fakt tregon se ka ende interes të madh ndaj jush. 
Article Logic
Execution time: 0.0044150352478027