INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me fshatin ku je i detyruar të qëndrosh...nudo

Njihuni me fshatin ku je i detyruar të qëndrosh...nudo

Publikuar më: 18:47 27-04-2019

Turistë nga e gjithë bota dynden çdo vit në një fshat të vogël bregdetar në Francë.

Ai quhet Cap d’Agde dhe ku je i detyruar të qëndrosh krejtësisht nudo. Por kujdes në këtë pjesë të plazhit është e ndaluar rreptësisht të kryhen marrëdhëniet seksuale, e nëse dikush kapet “mat” gjoba është mjaft e majme, 15 mijë euro.Por, si u kthye fshati i vogël në kryeqendrën botërore të verës? Në vitet ’50, Franca po merrte veten nga Lufta e Dytë Botërore.

Kur familja Oltra që rriste ullinj pa se si njerëzit nudo “pushtuan” tokën e tyre, vendosën të përfitonin nga rasti.

Ata morën licencën për ta bërë vend nudistësh tokën e tyre.

Për të hyrë në Cap D’Age, duhet të paguash rreth 10 euro dhe më pas të zhvishesh. Duhet të zhvishesh me patjetër pasi në këtë vend është e detyrueshme të rrish nudo. Vetëm në darkë, kur freskon koha të gjithë vishen.

Article Logic
Execution time: 0.003197193145752