INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Kaubojsi” sfidon Ramën, si rikthehet në politikë

“Kaubojsi” sfidon Ramën, si rikthehet në politikë

Publikuar më: 18:20 27-04-2019

Ish-deputeti socialist, Eduard Ndocaj, është regjistruar si kandidat për Bashkinë e Lezhës, ku si rival deri tani ka të konfirmuarin Pjerin Ndreu. Ndocaj do të kandidojë nën siglën e Partisë Aleanca Demokristiane, e cila ka vendosur të dalë e vetme në zgjedhje.

Ndocaj ka postuar një foto ku shfaqet kërkesa e PAD për regjistrimin e tij për Bashkinë e Lezhës ku shkruan se partia e tij nuk do të bashkohet as me hajdutët aktualë të PD dhe as me mafian e PS.

“Beteja kundër të keqes që ka mbuluar Lezhën, sapo fillon! Lezhianët, s’do bashkohen, as me hajdudët aktualë të PD dhe as me mafian e PS! Bashkohuni me njerëzit e ndershëm e punëtorë! Votoni Eduart Ndocaj për kryetar Bashkie Lezhë!”, shkruan Ndocaj.

Ndocaj ka qenë deputet për pak kohë në radhët e Partisë Socialiste, pasi zëvendësoi Arben Ndokën pas dorëheqjes së tij nga përfaqësimi i elektoratit të Lezhës.

ndocaj.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824