INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njerëzit që pinë këtë kafe, kanë më shumë mundësi të jenë psikopatë

Njerëzit që pinë këtë kafe, kanë më shumë mundësi të jenë psikopatë

Publikuar më: 14:30 05-03-2018
Sipas një studimi të ri, të kryer në  Universitetin Innsbruck në Austri, njerëzit që konsumojnë këtë lloj kafeje kanë më shumë mundësi të kenë prirje psikopatie.
Bëhet fjalë për kafen e zezë. Eksperimenti i parë, i kryer me njerëz me moshën mesatare 35 vjeç, tregonte se ata duhej të plotësonin katër pyetësorë të ndryshëm të personalitetit.
Pyetësorët i kërkuan pjesëmarrësve një sërë gjërash për të kuptuar sa agresive ishin ata. Preferenca të përgjithshme të shijes së hidhur të kafes u shfaqën si një parashikues i fortë për psikopati.  
Megjithëse arsyeja që qëndron pas saj nuk është e qartë, një teori thotë edhe  se ushqimet e hidhura ishin tipike helmuese, ndërkohë që psikopatët u kthyen pak nga mundësia e rrezikut. Nëse po pini kafe tani, shpresojmë ta shijoni sa më shumë, edhe pse ky studim mund t’i ketë futur në dyshim njerëzit që konsumojnë kafen e zezë.
Burimi: Unilad.co.uk
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0040919780731201