INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një vajzë që “gjuante” dhe përndiqte Princ Lekën denoncohet nga bashkëshortja e tij Zaharia

Një vajzë që “gjuante” dhe përndiqte Princ Lekën denoncohet nga bashkëshortja e tij Zaharia

Publikuar më: 12:10 21-02-2017

Një vajzë e re, 24 vjeç ishte kthyer në makthin e princeshë Elia Zaharia, pasi ajo ishte e fiksuar pas bashkëshortit të saj. F. Bekteshi, vajza me origjinë nga Maqedonia, e lindur në Çikago të SHBA-ve dhe banore në Tiranë u denoncua në polici nga Elia dhe Princ Leka pasi ndiheshin të kërcënuar për jetën.
E në këto kushte ata kanë denocuar vajzën dhe në 16 shkurt 2017, Gjykata e Tiranës mbylli gjykimin e dosjes së saj, duke e deklaruar fajtore dhe e dënoi me 6 muaj burg. Për shkak se dënimi me burgim është më i madh se dënimi i vuajtur gjykata ka konstatuar shuarjen e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” caktuar më herët ndaj saj.
Gjatë shqyrtimit gjyqësor rezultoi u zbardhën dhe dëshmitë që Princi, Princesha dhe vetë vajza e akuzuar dhanë në polici për vajzën
Elia Zaharia ka deklaruar se vajza e përndjek, ulëret dhe thërret: Princ të dua!
Elian në komisariat ka thënë se:
“Ka më shumë mbi një vit që një femër me përndjek veprimet e së cilës më kanë krijuar gjendje ankthi dhe frike. Kjo femër të cilën e kam identifikuar me emrin Fitore Bekteshi në çdo vend që shkoj unë vjen pas meje, unë futem në lokal ajo vjen pas meje në lokal, më shikon gjithë inat por duke qenë se kam qenë e shoqëruar nuk ka mundur të më afrohet. Kjo femër kur unë ndodhem në shtëpi vjen dhe qendron thuajse tërë ditën në rrugën dhe rri para derës së banesës time, ajo natën herë pas here fillon të ulërasë me të madhe duke thënë princ unë të dua.
Fitorja qëndron nëpër lokale thuajse ngjitur me ne dhe Lekën e shikonte me një lloj dashamirësie ndërsa mua më kërcënoj duke më thënë “unë ty po të përcjell”. Duke qenë se në muajin tetor të këtij viti do martohemi me princin sot më 12.07.2016 rreth orës 14.30 kishin ardhur media të shumta për të marrë reportazh. Gjatë filmimit që bënte një nga mediat ndërkombëtare te Pedonalja dhe Galeria e Arteve përsëri Fitorja si çdo ditë na vihet nga pas duke nga krijuar shumë shqetësim mua dhe princit duke na prishur imazhin.
Përfundimisht Fitore Bekteshi me veprimet e saj më ka krijuar një gjendje ankthi dhe pasiguria për jetën, kjo femër bën veprime të pakontrolluara sepse një njeri normal nuk mund të bëj veprime të tilla, e kam të vështirë të dal nga banesa ime dhe të shkoj në lokalë apo në ndonjë vend tjetër takim zyrtar apo për të kaluar kohën e lirë sepse kudo e kam nga pas”, ka thënë ndër të tjera Elia.
Ndërsa Leka Zogu ka përforcua fjalë e Elias duke thënë se një natë vajza fjeti përjashta, pranë banesës së tyre.
“Po është e vërtetë, që prej më shumë se një viti, shtetësja Bekteshi na përndjek të dyve. Emrin e saj e kam mësuar nga policia vetëm pas arrestimit të saj. Me veprime konkrete fillimisht ka qendruar vetëm para rezidencës tonë të banimit, e ulur tek lokali “Millenium” afër gardhit rrethues të rezidencës. Pastaj ka lëvizur shpeshherë tek pjesa prapa galerisë së arteve. Rrinte qeshte dhe tentonte të tërhiqte vëmendjen time.
Fjalë nuk më ka hedhur në atë kohë. Komunikimi i saj me mua filloi gjatë dimrit të kaluar, kur filloi të më ndiqte edhe kur isha me makinë dhe ajo vinte nga pas me biçikletë. Një herë tek një super-market ndërkohë që unë isha brenda, ajo bënte sikur bënte pazarin me mua. Pastaj më shikonte në rrugë më buzëqeshte. I vetmi komunikim me të kam pasur një herë dhe shoqëruesi im i ka thënë të largohej, kjo ka ndodhur tek rezidenca jonë dhe në ato momente, ajo ka filluar të bërtasë duke thënë se ishte qytetare e lirë dhe ka të drejtë të ece në rrugë dhe të mos cenohet në lirinë e saj,”ka shtuar në kallzim Princi Leka.

Article Logic
Execution time: 0.0038468837738037