INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të djathtët tjetër vendim, qeveri teknike jo me deputetë nga kuvendi aktual

Të djathtët tjetër vendim, qeveri teknike jo me deputetë nga kuvendi aktual

Publikuar më: 11:43 21-02-2017

Deputeti i djathtë, Eduard Halimi ka thelluar shpjegimet se përse opozita kërkon një qeveri teknike, jo të dalë nga parlamenti aktual. Ai argumenton se qeveria teknike nuk mund të ngrihet me anëtarë të parlamentit që janë me precedentë të rëndë kriminalë.
“20 deputetë janë me precedentë të rëndë penalë. Me kë do ta ngremë qeverinë teknike, me këta deputetë?”, u shpreh ai nga çadra e protestës. Halimi tha se qeveria Rama nuk mund të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi është e lidhur kokë e këmbë me krimin dhe trafikantët.
“Një kilogram farë kanabis nuk është kapur. Më thoni një kg të kapur. Dhe kjo ndodh pasi krimi ka mbështetjen e pushtetit”, shtoi ai.

Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656