INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një tjetër adrenalinë me Harley Davidson

Një tjetër adrenalinë me Harley Davidson

Publikuar më: 18:29 31-10-2018

Për të gjithë ata që dashurojnë adrenalinën e motorëve Harley Davidson, do të kenë mundësinë të përjetojnë një tjetër eksperiencë.

Por tashmë me Harley Davidson në versionin elektrik i cili do të prezantohet në gjatë muajit nëntor të vitit 2019 në Milano.

Ky do të jetë versioni i parë i kompanisë prestigjioze të motorëve të markës Harley Davidson me karikim elektrik.

Por sa do të kushtojë? Ende nuk ka një shifër konkrete por thuhet se çmimi i tij do të arrijë 25 mijë euro.

Ndërsa sa i përket shpejtësisë, shpejtësia maksimale do të arrijë deri në 160 km në orë.

Inxhinierët projektues janë përpjekur që përveç ndryshimit të mënyrës së të ushqyerit, te Harley të mos ndryshojnë asgjë tjetër në lidhje me autenticitetin e fizionomisë së tij dhe rehatinë që e karakterizon.

Debutimi i këtij modeli është i shumëpriturpasi që nga viti 1903, Harley nuk ka prodhuar një model kaq revolucionar

Më shumë në këtë kategori: « Audi eleminon pasqyrat
»
Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678