INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një parajsë më vete! Dalin pamjet e apartamentit luksoz prej 20 milion dollarëve të Fatmir Hysenbelliut [VIDEO]

Një parajsë më vete! Dalin pamjet e apartamentit luksoz prej 20 milion dollarëve të Fatmir Hysenbelliut [VIDEO]

Publikuar më: 10:00 16-07-2019

Fatmir Hysenbelliu është një ndër personazhet më të komentuara të shoëbizzit shqiptar, është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, i cili ka një numër të madh ndjekësish dhe padyshim që jeta e tij luksoze dhe postimet e shumta tërheqin gjithmonë vëmendjen e fansave.

Shpesh ai na ka prezantuar shtëpinë e tij e cila është në katin e fundit të një ndërtese, ku me anë të disa fotove dhe videove që ai poston në llogaritë e tij sociale na ka treguar se ka palester personale, ka pishinë personale, por asnjëhere nuk i kemi parë të plota pamjet e shtëpisë së tij.

-640-0-5d2d79a1842e7.jpeg

Së fundmi, Fatmiri ka dhënë një intervistë për “Revistën Who” e cila ka siguruar gjithashtu dhe disa pamje nga apartamenti luksoz. Siç ka rrëfyer Fatmiri me pjesën më të madhe të arredimit modern është marrë arkitekti, por më shumicën e detajeve është marr ai vetë.

-640-0-5d2d79a0ddb4b.jpeg

Për të gjithë ata që janë kurioz të dine se sa i ka kushtuar atij kjo shtëpi, “Revista Who” ka bërë një përllogaritje dhe ka arritur në konkluzionin se shtëpia e biznesmenit kap vlerën e 20 milionë $, duke përfshirë këtu edhe hapësirat e përbashkëta që ka me të motrën dhe prindërit.

 

Article Logic
Execution time: 0.004040002822876