INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U kap MAT me milarderin Iranian, ish të dashurin e Morenës, Vildane Zeneli flet për herë të parë për lidhjen e saj [FOTO]

U kap MAT me milarderin Iranian, ish të dashurin e Morenës, Vildane Zeneli flet për herë të parë për lidhjen e saj [FOTO]

Publikuar më: 10:05 16-07-2019

Modelja shqiptare e cila jeton dhe punon në SHBA ka folur për herë të parë rreth jetës së saj private.

Para pak muajsh ajo u kap mat në shoqërinë e ish të dashurit të Morena Tarakut, miliarderit Iranian, Sasha Sobhanit me të cilin kaloi disa ditë pushimi në Gjermani dhe Amsterdam. Madje ai publikoi dhe një foto të Vildanes ku pyeti ndjekësit e tij se sa “zjarr” është modelja shqiptare.

Publiku ka qenë shumë kurioz të dijë më shumë rreth jetës së Vildanes dhe siç duket marrëdhënia e saj me Sashan ka qenë thjesht miqësore. E ftuar në Klan Kosova, në emisionin ‘Ndrrimi i natës’ bukuroshja hapi temën e të dashurit por përsëri la enigmë emrin e tij.

“Nuk kam folur asnjëherë për të dhe skam qejf të flas kështu që nuk do tjua tregoj emrin. Nuk është ndonjë sheik se e di shqiptarët ashtu mendojnë. Po nuk fole për të dashurin shqiptarët menjëherë të bëjnë me 100 gjëra” u shpreh Vildanja.

Ajo po ashtu tregoi se ishte në lidhje katër vite por tani ata flasin thjesht si shokë.

pareami.png

Article Logic
Execution time: 0.0027279853820801