INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Familje dhe miq!' Fatmir Hysenbelliu habit të gjithë! Për drekë me këngëtaren me famë botërore [FOTO]

'Familje dhe miq!' Fatmir Hysenbelliu habit të gjithë! Për drekë me këngëtaren me famë botërore [FOTO]

Publikuar më: 21:45 27-10-2018

Ai cilësohet si një nga meshkujt më të pasur dhe të pashëm shqiptarë, për të cilin mjafton të bëjmë një vëzhgim të lehtë në profilin e tij në Instagram e duket mjaft mirë jeta luksoze që bën. Bëhet fjalë për Fatmir Hysenbelliun, pinjollin e një prej familjeve më të pasura në vendin tonë, i cili pak muaj më parë u vu në qendër të vemendjes pas publikimit të disa fotove nga Dailymail, duke dalë nga një hotel e duke darkuar me Pamela Anderson.

Por yjet botërorë si duket tashmë janë shoqëri e mirë për Fatmirin. Ai ditën e sotme ka habitur të gjithë me foton e postuar në Instagram ku shihet duke drekuar me një nga këngëtaret më të njohura në botë dhe disa familjarë e miq.

Bëhet fjalë për Nicole Scherzinger me të cilën Fatmiri duket se ka miqësi pasi krahas fotos shkruan “Familje dhe miq”.

-640-0-5bd4bb7602e6e.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042099952697754