INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lajm i mirë për shoferët e rinj, bëhet më i thjeshtë testi teorik

Një lajm i mirë për shoferët e rinj, bëhet më i thjeshtë testi teorik

Publikuar më: 15:25 01-06-2019

Një lajm i mirë për të gjitha ata që tani e tutje do ti nënshtorhen testimit për marrjen e lejes së drejtimit. Drejtoria e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar se testi i ri Teorik (B) ka ndryshime. Sipas Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor pyetjet janë më praktike, më korrekte dhe më të kuptueshme. 

Ndryshimet
Nga e hëna e parë e Qershorit 2019 DPSHTRR operon me Testin Teorik (B) të rishikuar në 45% të volumit:
Eliminuam 1199 fjali ngatërrestare!
Korrigjuam 1848 fjali me gabime!
Testi Teorik i ri:
✔ Më i kuptueshëm
✔ Më korrekt
✔ Më praktik
Nga 4864 fjali do jenë 3665, -25%!
Shembull, hequr 1199 quiz-e si këto: Shenjat e fillimit të gjendjes së shokut janë zbehtësi, djersë të ftohta, gjendje e tensionuar, rrahje të zemrës të dobëta por të shpeshta, shfaqja e njollave mbi lëkurë, mund të shkaktohet nga një dhembje e fortë.
Shpejtësia e lëvizjes së mjetit duhet të jetë e tillë që plotëson vetëm kushtet fizike për drejtim mjeti, duhet ngadalësuar kur përdorim një mjet tjetër që nuk është i yni.
Abuzimi me qumështin shkakton shpërqendrim dhe moskuptim të rrezikut.
Nxisim gjithë aplikantët, kursantët, të mësojnë, të stërviten sa më shumë me Testin Simulim online, të besojnë te Testi i ri që është i kalueshëm me impenjim normal, të mos bien pre e asnjë miti a frike!

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277