INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD i përgjigjet letrës së Edi Ramës: Asnjë hap pas! Opozita kundërshton të...

PD i përgjigjet letrës së Edi Ramës: Asnjë hap pas! Opozita kundërshton të...

Publikuar më: 15:31 01-06-2019

Vetëm pak orë pasi kryeministri Rama dërgoi letrën e 7 ''të dialogut'' ka reaguar edhe opozita e bashkuar. Kryeopozitari Lulëzim Basha ka postuar një video ku fton të gjithë shqiptarët në protestën e së dielës ndërsa shkruan se nuk ka asnjë hap pas.

''Pavarësisht thirrjeve për dialog nga kryeministri Edi Rama edhe në ditën e hapjes së fushatës zyrtare opozita kundërshton pjesëmarrjen në zgjedhje'', shkruan Basha.

Ndërkohë dhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama do të kthejë sistemin monist ku votohej vetëm një parti.

Në lidhje me thirrjen që kreu i maxhorancës u bëri qytetarëve demokratë ka reaguar edhe Enkelejd Aliabeaj.

Ai shkruan se Edi Rama mendon se do të gjunjëzojë popullin me presion me shantazh me kërcënim e nga ana tjetër të vazhdojë ta vjedhë e varfërojë por kjo kohë ka mbaruar.

"Populli është në këmbë, kundër pushtetit të ardhur nga krimi e nga vota e blera për të vjedhur e grabitur Shqipërinë."

Article Logic
Execution time: 0.00360107421875