INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Automjeti në flakë, bllokohet qarkullimi në Unazën e Re

Automjeti në flakë, bllokohet qarkullimi në Unazën e Re

Publikuar më: 10:25 02-02-2017

Një automjet u përfshi nga flakët këtë mëngjes, rreth orës 8:00, në zonën e Unazës së Re, në Tiranë. Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar nga kjo ngjarje, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se automjeti tip Benz ka pësuar një defekt në motor. Në vendgjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen në kohë të flakëve. Kjo ka sjellë rëndimin e qarkullimit të trafikut pranë Unazës së Re, e për pasojë dhe bllokimin e qytetarëve për disa minuta me radhë në këtë aks rrugor.

Article Logic
Execution time: 0.0038712024688721