Pas fitores së shkëlqyer me McGregor mbrëmjen e të dielës në Las Vegas, Khabib Nurmagomedov u kthye në Rusi këtë të hënë dhe u prit nga mijëra fansa që kishin mbushur staidumin “Anzhi Arena”.
Ai u prit si një hero i vërtetë, me plot brohorima dhe me fansa që u përpoqën edhe të tejkalonin sigurinë duke vrapuar nëpër fushë për të takuar “yllin” e UFC-së.
Khabib mbajti një fjalim të shkurtër para fansave ku kërkoi falje për sherrin e ndodhur mbas ndeshjes dhe falenderoi të gjithë të pranishmit për pritjen e tyre.
#Khabib Nurmagomedov fans invade the pitch at local football stadium in #Dagestan to get closer to their hero #UFC229 pic.twitter.com/JvhGsFH96Y
— Denis Geyko (@DenisGeykoRT) October 8, 2018