INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një grua tutore prostitucioni në Vlorë, arrestohet në banesë

Një grua tutore prostitucioni në Vlorë, arrestohet në banesë

Publikuar më: 11:59 14-09-2016

Kishte zgjedhur shfrytëzimin e prostitucionin si rrugën për pasurimin e saj, por kjo ka marrë fund me vënien në pranga të një 57 vjeareje nga Vlora. Uniformat blu të qytetit bregdetar të Vlorës kanë bërë të ditur se Ylmie Ibrahimi është arrestuar në banesën e saj, një javë pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe mbajtjen e lokaleve për këtë qëllim. Mësohet  vjearja shfytëzonte disa vajza për këtë qëllim, ndërsa është pikasur nga policia e shtetit. Për këtë arsyeje me 7 shtator Ylmie Ibrahimi është shpallur në kërkim.  
Njoftimi i Policisë:
“Policia e Vlorës bën me dije se  ka arrestuar shtetasen e shpallur në kërkim: Ylmie Ibrahimi, 57 vjeçe, banuese në Vlorë. Arrestimi i saj u bë pasi më datë 07.07.2016 kjo shtetase ka qenë shpallur në kërkim për veprat penale Shfrytëzimi i prostitucionit dhe Mbajtja e lokaleve për prostitucion.
Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e saj në banesë në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pasi ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Article Logic
Execution time: 0.0038979053497314