INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tronditëse vrasja e 17 vjeçarit. Gazetari: Si e qëlloi në zemër të riun që i përgjërohej poshtë banakut

Tronditëse vrasja e 17 vjeçarit. Gazetari: Si e qëlloi në zemër të riun që i përgjërohej poshtë banakut

Publikuar më: 11:27 14-09-2016

Vrasja e 17 vjeçarit një ditë më parë në Pogradec ka tronditur jo vetëm qytetin por mbarë opinionin publik. Vrasja me kallashnikov nga bashkëmoshatari i tij në një nga lokalet e qyteteti është kryer me gjakftohtësi, shkruan në rrjetin social gazetari Tonin Frroku. Nëpërmjet një statusi në facebook Frroku, nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët e kësaj ngjarjeje të rëndë, thotë se autori e ka kryer krimin në gjakftohtësi. Sipas Frrokut autori, krejt i qetë, ka hyrë në lokal me një automatik në dorë ndërsa viktima është fshehur poshtë banakut por nuk ka mundur t’i shpëtojë plumbit në zemër pavarërësisht lutjeve.
Tonin Frroku:
“Me qetësinë më të madhe sikur të ishte i rritur. Imagjinoni, hyn në lokal me automatik në dorë, ju kërkon të tjerëve të largohen. Viktima për të shpëtuar fshihet pas banakut. 17 vjeçari shkon aty dhe pa përfillur lutjet e 17 vjeçarit tjetër e qëllon në zemër duke i marr jetën. Tmerr. Zot na ruaj”.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717