INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
In Tv zbulon gafat e rënda të fjalorit të vetëm online të shqipes shkencore [FOTO]

In Tv zbulon gafat e rënda të fjalorit të vetëm online të shqipes shkencore [FOTO]

Publikuar më: 12:19 14-09-2016

Edhe pse është hedhur online në viti 2016 fjalori i vetëm shkencor është i epokës komuniste dhe kjo verifikohet nëse bën një kërkim fare të thjeshtë. Ne bëmë një kërkim mbi disa fjalë të veçanta të dy librave fetar Bibël dhe Kuran dhe u befasuam me atë pamë. Tani do tju befasojmë dhe ju!

Madje po paralajmërojmë se me të drejtë do të zemërohen shumë drejtuesit e komuniteteve fetare dhe të gjithë besimtarët!

Bibla sipas këtij fjalori që gjendet lehtë nëse e kërkon në adresen,  http://www.fjalori.shkenca.org ka këtë kuptim:

“Dy librat themelorë (Dhiata e vjetër dhe Dhiata e re), prej të cilëve i pari përmban dogma e mite të përbashkëta për fenë e hebrenjve e për fenë e krishterë, ndërsa i dyti përmban, vetëm dogma e mite të fesë së krishterë. Dogmat e biblës.”

 

Po kështu dhe Kurani: Libër që përmban dogmat e fesë myslimane dhe legjenda të ndryshme mitike.
Suret e kuranit.

Pra këto libra sipas këtij fjalori kanë në përmbajtje dogma, mite dhe legjenda.

Article Logic
Execution time: 0.0028748512268066