INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një argjentinas për Shqipërinë: Njihuni me mbrojtësin që kërkohet nga Panucci

Një argjentinas për Shqipërinë: Njihuni me mbrojtësin që kërkohet nga Panucci

Publikuar më: 19:33 17-11-2018

Trajneri Christian Panucci është gati të grumbullojë me kuqezinjtë një tjetër talent, i cili luan në Argjentinë. Lajmin e bën të ditur shtypi argjentinas, konkretisht gazeta “Ole”, që shkruan se Tomas Guidara kërkohet nga Shqipëria.

Ai është 22 vjeç dhe luan në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Aktivizohet me Belgranon dhe ka prejardhje shqiptare, ndaj dhe trajneri Panucci e ka evidentuar dhe kërkon ta bëjë pjesë të kuqezinjve. Guidara në fakt ka lindur në Cordoba dhe sipas artikullit të “Ole”, ka përpjekje nga Federata Shqiptare e Futbollit për ta marrë këtë lojtar në kombëtaren shqiptare, madje ka pasur kontakte edhe me agjentin e lojtarit, Horacio Rossi.

“Tomas Guidara, mbrojtësi i djathtë i Belgrano, ka prejardhje nga ai vend europian (Shqipëria) dhe federata e futbollit atje po konsultohet me të nëse dëshiron të marrë shtetësinë shqiptare dhe të angazhohet me ekipin kombëtar, që drejtohet nga Cristian Panucci, i cili, si futbollist ka luajtur edhe me Milanin dhe Real Madridin. Federata e atij vendi po i ndjek lojtarët anembanë botës, që kanë prejardhje shqiptare, dhe njëri prej tyre është Tomás Guidara, mbrojtësi i djathtë i Belgrano de Córdoba. Ata tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesin e lojtarit, Horacio Rossi. Nëse Guidara merr pasaportën shqiptare, ai mund të thirret nga Panucci, edhe pse Shqipëria nuk është një vend, pjesë e Komunitetit Ekonomik Europian. A do të pranojë Guidara, nëse propozimi i bëhet konkret?” – shkruan “Ole”. Duket se trajneri italian ka bërë kërkime serioze në gjithë botën për të gjetur lojtarët që kanë rrënjë shqiptare. Gjithçka është në dorë të vetë lojtarit, nëse dëshiron të veshë fanellën kuqezi apo jo.

foto.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036048889160156