INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hazard habit me deklaratën e tij për Topin e Artë: Nuk e…

Hazard habit me deklaratën e tij për Topin e Artë: Nuk e…

Publikuar më: 19:20 17-11-2018

Sulmuesi anësor i Chelsea dhe Belgjikës ka folur “rtbf.be” në lidhje me fituesin e topit të artë. Nuk e meritoj “Topin e artë”, e meriton dikush tjetër”. Nuk e thotë një lojtar i zakonshëm, por vetë Eden Hazard, një nga kandidatët për këtë trofe dhe një nga më të mirët në botë për momentin.

“Vij nga një sezon i mirë, por duhet të jem me “këmbë në tokë”. Nuk mendoj se e meritoj “Topin e qartë”, sepse ka lojtarë më të mirë se unë në këtë moment. Pastaj, objektivi im nuk është të fitoj këtë trofe, por të zbavitem sa më shumë në fushë”.

Kush e meriton sipas Hazard? “Do të thosha Luka Modric, por që prej gushtit e deri sot nuk ka luajtur aq mirë si zakonisht. Nëse do të marrim në konsideratë ecurinë e këtij sezoni, do t’ia jepja trofeun sulmuesit Kylian Mbappe”.

Article Logic
Execution time: 0.0036320686340332