INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kthim te Barcelona i Nejmar? Një tundje koke shpjegon gjithçka

Kthim te Barcelona i Nejmar? Një tundje koke shpjegon gjithçka

Publikuar më: 19:42 17-11-2018

Prej disa muajsh në mediat spanjolle përflitet vazhdimisht për një kthim të mundshëm të brazilianit Nejmar te Barcelona, klub ku ka lënë shumë miq, mes të cilëve Mesin e Suarez. Me këtë të fundit ai shkëmbeu shpesh shumë batuta mbrëmë, në miqësoren mes Brazilit dhe Uruguait, ndërsa konfirmoi pas ndeshjes se ka krijuar një lidhje të veçantë me uruguaianin.

“Ishte një takim i bukur, është një koleg dhe një mik që kam në botën e futbollit. E dua shumë, është një yll, një fenomen. Kemi kaluar shumë vite duke ndarë bashkë dhomat e zhveshjeve dhe kemi një miqësi të mirë. I uroj gjithmonë më të mirën, është një person që më pëlqen shumë”, tha Nejmar, i cili është parë shpesh teksa vizitonte Suarez dhe shokët e tjerë në Barcelonë edhe pas transferimit te PSG.

Por a do të jetë kjo miqësi ajo që do të bindë lojtarin të kthehet te katalanasit, ku raportohet se shumë shokë të skuadrës e duan përsëri? Një nga gazetarët e pranishëm në stadium e ka pyetur dje Nejmar pas ndeshjes nëse do të shkonte përsëri te katalanasit. Braziliani qeshi, tundi kokën në shenjë mohimi dhe u largua. Mesazh i qartë, apo jo?

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717