Problemet fizike dhe forma jo e mirë e treguar në këtë sezon e kanë shtyrë klubin e Real Madridit që t’i kërkojnë futbollistit të tyre Gareth të mos udhëtojë me ekipin kombëtar të Uellsit në Elbasan duke kërkuar që ai të qëndrojë në Madrid për të qenë në dispozicion të skuadrës dhe teknikut Santiago Solari.
Lajmin e publikon e përditshmja sportive spanjolle “MARCA”. Mësohet se spanjollët i kanë kërkuar dhe Federatës Uellsian të futbollit të mos e lejojnë 29-vjeçarin të udhëtojë drejt Shqipërisë.








9 Jun 2026 





