INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një 8 mars ndryshe: Si reagon shoqëria shqiptare kur një grua dhunohet në rrugë?

Një 8 mars ndryshe: Si reagon shoqëria shqiptare kur një grua dhunohet në rrugë?

Publikuar më: 14:14 09-03-2016

Jemi mësuar që 8 Marsin ta konsiderojmë si festën e nënës, shpesh duke lënë pas dore kuptimin tjetër të kësaj dite, apelin që ajo i bën shoqërisë.

Në fokus është vendosur rëndësia që gruaja ka për shoqërinë, dhe në këtë mënyrë 8 Marsi merr kuptimin e një ditë barazie mes meshkujve dhe femrave, e një dite anti-seksiste dhe trajtimin dinjitoz të figurës së gruas. Një trajtim që vetëm dinjitoz nuk mund të jetë kur gruaja dhunohet, një fenomen shqetësues dhe gjithmonë i pranishëm. Në kuadër të këtij shqetësimi, serioz në vendin tonë duke qenë se 60% e grave kanë raportuar se kanë përjetuar dhunë fizike, psikologjike apo seksuale, është realizuar një formë eksperimenti social për të parë se sa reagues jemi ne kur një grua dhunohet. Në një video të publikuar nga aktori i njohur Ervin Bejleri, shfaqen dy aktorë, ku njëri prej tyre duket se është ai vetë, të vendosur në një rulo në rrugë dhe luajnë situatën në të cilën një grua dhunohet. Shihni si reaguan njerëzit që kalonin aty pranë. 

Article Logic
Execution time: 0.003629207611084