INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
5 Sekretet për të pasur një lidhje të lumtur

5 Sekretet për të pasur një lidhje të lumtur

Publikuar më: 19:48 09-03-2016
Një lidhje të  lumtur nuk është e vështirë për ta pasur.

Pesimistët në këtë artikull kanë mundësi të shohin se është e mundur që një lidhje dashurore të jetë pa probleme. Ja një listë e atyre gjërave që do jua bëjnë lidhjen të lumtur:
 
1. Thoni më shpesh po
Në një lidhje nëse pranoni të bëni gjëra të ndryshme, kjo do iu ndihmojë të largoni monotoninë. Duke i dhënë partnerit një mundësi, kjo do ndikojë që lidhja juaj të jetë pa probleme.
 
2. Mos e merrni çdo gjë në kuptimin negativ
Eksperti i lidhjeve, Toni Coleman thotë se një mbetje hatri e vogël do krijojë një klimë negative në çift. Prandaj, merrini gjërat lehtë dhe çdo gjë do shkojë mirë.
 
3. Shprehuni, nëse diçka nuk ju pëlqen
Të mos shprehesh lirshëm në një lidhje, do të thotë se diçka nuk shkon. Nëse i shprehni gjërat që ju mundojnë, do bëni që të përmirësoni situatën në lidhjen tuaj.
 
4. Bëhuni miq të mirë
Të jesh një mik i mirë për partnerin është gjëja më kryesore në një lidhje. Të bëni humor me njëri-tjetrin dhe të shprehni çfarë pëlqeni ose jo, do e bëjë lidhjen tuaj edhe më të fortë.
 
5. Bëni një jetë të shëndetshme seksuale
Marëdhënia seksuale është një ndër gjërat më të rëndësishme në një lidhje. Ajo do e bëjë lidhjen më shumë pasionante dhe nuk do mërziteni  shpejt me njëri-tjetrin.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883