INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Niveli yt janë këmbët përpjetë’, shpërthen keq debati mes Keijsit dhe Brikenës

‘Niveli yt janë këmbët përpjetë’, shpërthen keq debati mes Keijsit dhe Brikenës

Publikuar më: 15:31 17-01-2026

Një debat i fortë ka shpërthyer së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke tensionuar atmosferën mes banorëve. Përplasja ka qenë mes Brikenës dhe Keijsit, dy personazhe që deri më tani nuk kishin konflikte të theksuara mes tyre.

Ngjarja ndodhi papritur, gjatë një momenti të qetë në oborr, ku të dy po shijonin akullore së bashku me banorë të tjerë. Brikena i bëri një shaka Keijsit, duke i thënë se e kishte parë “me këmbët përpjetë”. Komenti, që për të ishte humor, nuk u prit mirë nga Keijsi, i cili reagoi menjëherë dhe me tone të ashpra.

Ai e akuzoi Brikenën për sjellje të pahijshme dhe kalim të kufijve të respektit, duke e kthyer situatën në një debat të nxehtë përpara banorëve të tjerë. “Niveli yt janë këmbët përpjetë? The e mban akulloren në gojë gjithë ditën”, iu drejtua ai, duke përshkallëzuar tensionin.

Banorët e tjerë mbetën të habitur nga reagimi i menjëhershëm, ndërsa kjo përplasje tregon se marrëdhëniet brenda shtëpisë po bëhen gjithnjë e më të brishta, edhe për situata që nisën si shaka.

Article Logic
Execution time: 0.0037410259246826