INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Më shpejt zë meshkujt ti atje, më zë gjumi mua'/ Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit

'Më shpejt zë meshkujt ti atje, më zë gjumi mua'/ Familja e Dolces reagon pas deklaratës së fortë të Leonora Jakupit

Publikuar më: 16:28 17-01-2026

Deklarata e bujshme e këngëtares Leonora Jakupi gjatë “Prime” të mbrëmshëm të “Big Brother VIP Kosova” ka nxitur reagime të shumta në publik, por më i komentuar ka qenë reagimi i familjes së banores Dolce.

Pas përballjes verbale mes dyshes, ku Leonora u shpreh me tone ironike ndaj Dolces, familjarët e kësaj të fundit kanë reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar deklaratën si të panevojshme dhe fyese.

Në reagimin e tyre, familja thekson se Dolce ka hyrë në format për të treguar vlerat dhe karakterin e saj, e jo për t’u përfshirë në sulme personale.

“Kur gjykon mua, shpejt harron të kaluarën tënde. Pastaj në moshën që ke normal që vetëm gjumi të ka ngelur”, thuhet ndër të tjera në reagim.

xhv.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717