Mbi 2 mijë të rinj janë regjistruar ditën e sotme pranë fakulteteve, duke nisur kështu fazën e parë të regjistrimeve.
Më i lartë fluksi ka qenë në Universitetin e Mjekësisë ku si çdo vit të parët regjistrohen studentët ekselentë.
Në programin e mjekësisë së përgjithshme, vetëm në ditën e parë janë ezauruar 1/3 e kuotave.
Më e qetë dita e parë e regjistrimit ishte në Universitetin e Tiranës.
Raundi i parë është i përbërë nga 7 nënfaza 48 orëshe dhe faza e dytë pritet të nisë ditën e mërkurë.