INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vaksinimi, detyrim për çdo nxënës, shtohet edhe një medikament në librezën shëndetësore

Vaksinimi, detyrim për çdo nxënës, shtohet edhe një medikament në librezën shëndetësore

Publikuar më: 15:36 02-09-2019

Asnjë nxënës nuk do të pranohet në shkollë pa kryer më parë vaksinimin.

Këtë vit krahas 11 vaksinave të detyrueshme, ministria e Shëndetësisë ka shtuar edhe një të re në librezën e cdo nxënësi.

Ky njoftim është afishuar tashmë edhe në cdo shkollë pasi nga sot ka nisur procesi i regjistrimit.

“Me nisjen e procesit të regjistrimit në çerdhe, kopshte dhe shkolla, Njësitë Vendore të shëndetësisë do të jenë në terren për monitorimin rigoroz të kartelave të vaksinimit në çdo strukturë arsimore, qoftë publike apo private. Një vaksinë e re, Rotavirusi, do t’i shtohet kalendarit të vaksinimi duke filluar nga 1 Tetori, duke e çuar në 12 numrin e vaksinave të detyrueshme dhe duke e përafruar kalendarin tonë me atë të vendeve të Bashkimit Europian. ” u shpreh ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.


Plani i masave për këtë proces do të zbatohet në çdo shkollë dhe do të jetë kërkesë për cdo familje që ka fëmijë në shkolla 9 vjecare dhe në shkollë të mesme.

“Të gjitha këto masa duhet të shkojnë paralel me ‘luftën’ që duhet të kemi me përhapjen e lajmeve të rreme, sidomos në rrjetet sociale, se vaksinat nuk janë efektive. Vaksinat janë të sigurta, ndaj një apel për ndërgjegjësimin e çdo prindi, për rëndësinë e vaksinimit”, nënvizoi Manastirliu.

Article Logic
Execution time: 0.00357985496521