INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
24 orë në një planet tjetër dhe qelizat kanceroze vdesin

24 orë në një planet tjetër dhe qelizat kanceroze vdesin

Publikuar më: 16:02 02-09-2019

Janë të mjaftueshme vetëm 24 orë mungesë graviteti që të shuhen më shumë se 80% e qelizave kanceroze të testuara, kanë zbuluar studiuesit australianë. “Shumë vetë në shoqërinë tonë papritur u sëmurën me kancer dhe kjo më ka motivuar që të studioj se çfarë ndodh me qelizat e kancerit", thotë Joshua Chou, studiues në Universitetin Teknologjik të Sydneyt. “Nuk ka ndonjë çelës të artë për të shëruar kancerin sepse çdo tip kanceri është i ndryshëm nga tjetri dhe njerëzit reagojnë ndryshe ndaj tij. Megjithatë dëshiroja të dija, a ka diçka që kanë të përbashkët këto qeliza kanceroze? Prandaj i futa ato në aparatin e mikrogravitacionit", vijon të thotë studiuesi, shkruan DW.

Eksperimentet me vendosjen artificiale në gjendjen e mungesës së rëndesës ishin jashtëzakonisht të suksesshme: “Ne kemi testuar katër lloj qelizash kanceroze, nga pjesë të ndryshme të trupit, të gjoksit, vezoreve, mushkërive dhe hundës; i vendosëm ato në gjendjen e mungesës së gravitetit. Këtu zbuluam se brenda 24 orësh 80%-90% e këtyre qelizave vdesin komplet", thotë Chou.

Bashkë me asistentin e tij, Anthony Kirollos, studiuesi kërkon të dërgojë në stacionin kozmik ndërkombëtar, ISS qeliza kanceroze. “Ne duam të zbulojmë nëse është vërtet mikrograviteti, që ndikon tek qelizat kanceroze apo janë gjëra të tjera në gjithësi, si për shembull rrezatimi diellor?" Përgatitjet për këtë hap kanë filluar intensivisht, eksperimente të tilla janë vërtet shumë të komplikuara. “Nga ana teknike është e vështirë, por ndodhemi edhe para sfidës, që t'i mbajmë gjallë këto qeliza dhe t'i kthejmë sërish në Tokë", tregon studiuesi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037660598754883