Dy vajza të reja janë bërë pjesë e ‘Për’Puthen’ ditën e sotme e duket se menjëherë kanë “trazuar ujërat”. E para quhet Ada dhe është 28 vjeç. Ada është nga Skrapari, ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë dhe ushtron profesionin e infermieres. Ajo e cilësoi veten si një femër ambicioze që arrin gjithçka që do në jetë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i djemve, nga të cilët nuk munguan as komplimentet e shumta për aparencën e jashtme të konkurrentes më të re. Ndërkohë, nuk ishte kaq miqësore Ritvana e cila “e sulmoi” menjëherë Adën, por kjo e fundit u mbrojt nga të gjithë djemtë. Në debat u përfshi edhe Tola, e cila u akuzua nga Juli se po imiton Shqipen.
Konkurrentja tjetër Mikela është 26 vjeç dhe dashuria e parë është qeni i saj me emrin Koko, e tashmë ajo shpreson të gjejë dashurinë e vërtetë në emision. Mikela shprehu lumturinë që është pjesë e programit dhe tha se dëshiron që të gjejë aty mashkullin ideal.