INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndoshta s’i mungon gjë, por Ronaldo bën deklaratën e papritur: Do të paguaja për të rifituar…

Ndoshta s’i mungon gjë, por Ronaldo bën deklaratën e papritur: Do të paguaja për të rifituar…

Publikuar më: 13:28 09-09-2021

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Daily Mail”, pas kthimit të tij te Manchester United, Cristiano Ronaldo ka folur për privatësinë e tij, për të cilën shprehet se nëse do të ishte e mundur do të paguante për ta rifituar.

“Privatësia për mua është zhdukur. Nëse do të ishte e mundur, do të paguaja për ta rifituar atë. Njerëzit thonë: Por ti je i pasur. Ke para, makina të shtrenjta e shtëpi, por kjo nuk është gjithçka. Më besoni, të qenit shumë i famshëm nuk është diçka e mirë. A e dini se sa herë kam shkuar në park me fëmijët e mi gjatë dy viteve të fundit? Asnjëherë”, tha ai.

 “Ky është çmimi i lartë që duhet të paguani kur jeni i famshëm. Nëse unë shkoj në park, papritur shumë njerëz do të më afroheshin. Fëmijët e mi do të bëheshin nervozë, e dashura ime po ashtu, por edhe unë. Nuk mund të shkoj në bar, pasi miqtë e mi nuk do të ndiheshin rehat. Ndihem sikur jam në kafaz. Por është shumë vonë për ta ndryshuar këtë. Kur nis të bëhesh i famshëm, gjithçka duket e bukur. Ju jeni i famshëm, lojtar fantastik, shënoni gola, fitoni trofe, jeni në lajmet kryesore, por pas shumë vitesh e shikoni jetën në një mënyrë tjetër”, u shpreh Ronaldo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0083191394805908