INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nisin masat e policisë për zgjedhjet dhe protestën në Kavajë

Nisin masat e policisë për zgjedhjet dhe protestën në Kavajë

Publikuar më: 16:26 04-05-2017

Policia e Shtetit ka nisur të marrë masat për menaxhimin e situatës në zgjedhjet e Kavajës në 7 maj. Mësohet se Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit iu ka dërguar një urdhër gjithë drejtorive vendore në qarqe qe të mbajnë nën vëzhgim personat me precedentë penalë ose grupe militantësh politikë për të parë sa dhe si do të jetë organizimi i tyre drejt Kavajës.
Në Kavajë opozita ka lajmëruar se do të mbajë një tubim ditën e zgjedhjeve për kryetar bashkie dhe për këtë shkak policia ka dërguar edhe disa efektivë atje 3 ditë para datës së votimit.
Mësohet se në Kavajë pritet të angazhohen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndërkohë që e gjithë procedura do të zbatohet në përputhje me Kodin Zgjedhor, i cili shprehet se policia ditën e votimit duhet të qëndrojë në komisariate dhe se leja për ndërhyrjen e saj duhet të firmoset të paktën nga 3 komisionerë të KZAZ-së.

Article Logic
Execution time: 0.0038058757781982