INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nis me tensione seanca plenare/ Opozita bojkoton disa minuta foltoren

Nis me tensione seanca plenare/ Opozita bojkoton disa minuta foltoren

Publikuar më: 12:14 31-01-2019

Ka nisur me tensione seanca e sotme plenare. Teksa ministrja e Financave Anila Demaj ka nisur të marrë fjalën, deputetë të opozitës ‘kanë pushtuar’ foltoren për disa minuta.

Deputetëve të PD nuk iu bashkuan ata të LSI. Madje, nënkryetari i kësaj force politike, Luan Rama i kërkoi Bashës të largohej nga foltorja dhe të lejonte ministren të fliste, duke iu drejtuar "ajo është femër, lëre të flasë dhe uluni".

Fjalën i pari për seancën e sotme e mori ish-kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij, Berisha bëri “me faj ” ekspozitën e hapur në Berlin të kryeministrit Edi Rama për anulimin e seancës parlamentare të enjten e kaluar.

“Shqiptarët e urrejnë deri në palcë. Urretja popullore po rritet. Asgjë nuk e shpëton Edvinin tuaj. Me ç’motiv i vutë drynin parlamentit ditën e enjte?,”-tha Berisha.

Replika erdhi nga vetë kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili u shpreh se në datën 24 nuk ka pasur në kalendar seancë plenare sepse sesionin fillonte më datë 21.

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652