INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nicki Minaj provokon nervat e Miley Cyrus

Nicki Minaj provokon nervat e Miley Cyrus

Publikuar më: 15:18 05-02-2016

Pas Kanye West dhe Wiz Khalifa-s, tashmë e kanë rradhën Miley Cyrus dhe Nicki Minaj.

Siç duket kjo e fundit nuk e ka harruar ende incidentin e ndodhur me Cyrus në Video Music Awards në shtator të vitit të kaluar, dhe ka vendosur t'i dedikojë koleges disa vargje në këngën e re. "Miley, what's good" ka repuar Nicki në remiksin e realizuar për hitin "Down in the DM.". Një këngë kjo e cila flet në përgjithësi për flirtet dhe gjuetinë online të meshkujve, të cilët përdorin opsion e mesazheve direkte në mediat sociale, për të kapur femrat. Nicki nuk ka harruar të përmendë as Kylie Jenner, ndonëse me këtë të fundit nuk dimë të ketë pasur ndonjë keqkuptim. Por hey kur bëhet fjalë për Nicki Minaj, mund të presësh gjithçka!

Article Logic
Execution time: 0.0019118785858154