INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përfundon lufta Kesha VS Dr. Luke: Ja kush fitoi

Përfundon lufta Kesha VS Dr. Luke: Ja kush fitoi

Publikuar më: 14:18 05-02-2016

Pas një lufte shumë vjeçare kunder një prej producenteve të Sony Music, Kesha ka fituar gjyqin.

Prej disa kohësh këngëtarja pati akuzuar Dr. Luke për ngacmime seksuale duke përfituar nga pozita e tij në këtë kompani, dhe mesa duket ja ka dalë mbanë ta fitojë gjyqin, duke bërë që producenti të përballet me akuza të rënda. Hollywood Reporter bën me dije se një gjykatës ka rrëzuar dy kundërpaditë e ngritura nga Dr. Luke ndaj së ëmës dhe menaxherit të këngëtares, të cilat pretendonin se akuzat për abuzim ishin thjesht shpifje. Tani mund të themi se më në fund karriera e Kesha-s do të marrë frymë lirsht, dhe pse jo shumë shpejt të kemi nga ajo të tjera hite si "Tik Tok", "Die Young", apo "Take It Off". Sa i përket seancës së fundit gjyqësore ajo është caktuar të ndodhë më 17 Shkurt! 

Article Logic
Execution time: 0.0033578872680664