Në Afrikë në një ndeshje futbolli situata ka degjeneruar në përmasa të mëdha. Dy ekipet e Ligës së Kampionëve në Afrikë, Esperance dhe Primeiro de Agosto po ndesheshin me njëra-tjetrën, kur në minutat e fundit të lojës tifozët fillojnë të godasin oficerët e policisë.
Plot 51 persona kërkuan ndihmën mjekësore pas lëndimeve të marra, ndërsa 12 të tjerë u arrestuan nga policia, në kaosin që shpërtheu. 38 policë u lënduan nga goditjet me sende të forta të hedhura prej huliganëve. Kjo ndeshje u zhvillua në kryeqytetin e Tunis-it.
Skuadra vendase Esperance fitoi 4-2 ndaj rivalëve nga Angola, duke u kualifikuar për në raundin tjetër.








29 Apr 2026 





