INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sot mund të konsumohet marijuanë pa patur frikë nga prangat

Nga sot mund të konsumohet marijuanë pa patur frikë nga prangat

Publikuar më: 09:15 20-06-2018

Të konsumosh marijuanë pa patur frikë që mund të ndiqesh penalisht. Kjo ndodh në Kanada dhe pritet të nisë zbatimi shumë shpejt. Për këtë qëllim Parlamenti i Kanadasë i hapi përfundimisht rrugën përdorimit të marijuanës, duke miratuar edhe një ligj për legalizimin e lëndës narkotike. Ligji për kanabisin kaloi pengesën përfundimtare të martën me një votim në senat me 52 vota pro dhe 29 kundër. Projektligji kontrollon dhe rregullon mënyrën se si mund të kultivohet, shpërndahet dhe shitet droga. Kanadezët do të jenë në gjendje të blejnë dhe të konsumojnë legalisht kanabis duke nisur nga fillimi i këtij shtatori.
Kanadaja është vendi i dytë n0ë mbarë botën që ka legalizuar përdorimin rekreativ të drogës.
Kryeministri Justin Trudeau ka shkruar në Twitter:
“Deri tani, ka qenë shumë e lehtë për fëmijët tanë të marrin marijuanë - dhe për kriminelët që të korrin fitimet. Sot, ne e ndryshojmë këtë. Plani ynë për legalizimin dhe rregullimin e marijuanës sapo ka kaluar në Senat”.
Por disa grupe politike konservatore kundërshtuan ligjin e ri.

Article Logic
Execution time: 0.0035469532012939