INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
SHBA tërhiqet nga Këshilli për të drejtat e njeriut: Organizëm hipokrit

SHBA tërhiqet nga Këshilli për të drejtat e njeriut: Organizëm hipokrit

Publikuar më: 09:13 20-06-2018

SHBA tërhiqen nga Këshilli për të drejtat e njeriut në OKB. Lajmi është konfirmuar nga ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley.

‘Kjo nuk është një tërheqje nga detyra jonë për të mbrojtur të drejtat e njeriut. E morëm këtë vendim sepse nuk duam të qëndrojmë në një organizëm hipokrit’, u shpreh Haley.

Sipas Haley OKB është një organizëm që mbron ata që abuzojnë me të drejtat e njeriut.

Vendimi i SHBA u duartrokit nga Izraeli.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Guterres u shpreh se do të dëshironte që SHBA të qëndronte në Këshill.Komisioneri i OKB-së për të drejta të njeriut, Zeid Ra'ad Al Hussein, e ka cilësuar tërheqjen e SHBA-së "dëshpruese, ndonëse lajm jo shumë befasues".

Article Logic
Execution time: 0.0032439231872559