INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
812 kg marijuanë më gomone drejt Italisë, arrestohen 2 persona

812 kg marijuanë më gomone drejt Italisë, arrestohen 2 persona

Publikuar më: 12:45 23-09-2016

Goditet një rast i trafikut ndërkombëtar i lëndëve narkotike. Policia shqiptare në bashkëpunim me atë Italiane gjatë një operacioni të përbashkët kundër narko-trafikut, ka arrestuar 2 persona, ndërsa u sekuestruan rreth 812 kg marijuanë.
Trafiku i lëndës narkotike ishte menduar të bëhëj drejt brigjeve italiane me gomone.
Njoftimi i Policisë:
“Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve të paligjshme në kufirin blu, në afërsi të Orikumit,  është identifikuar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motora.
Ndërkohë,  nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare, në afërsi të vendit të quajtur Kepi i Gjuhzës, u identifikua një mjet lundrues i paidentifikuar, i cili lëvizte në drejtim lindje-perëndim.
Në ndjekje të tij u vunë shërbimet e Repartit Special “Delta” dhe të Njësisë së Guardia di Finanza në Vlorë dhe njëkohësisht operacioni u koordinua me shërbimet e Guardia di Finanza të Barit.
Rreth orës 02.10, shërbimet e Guardia di Finanza, në afërsi të Leçes, kanë arritur të identifikojnë dhe të ndalojnë mjetin e lundrimit tip gomone me motor 250 kuaj fuqi.
U sekuestrua një sasi marijuanë prej rreth 812 kg, e ndarë në 30 pako dhe në pranga u vunë  shtetasit D. A. dhe A. B. 36 vjeç dhe 38 vjeç, të dy nga qyteti i Vlorës”.

Article Logic
Execution time: 0.0042409896850586