INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga sherri me Dritan Shakohoxhën, largimi nga 'Digitalb' tek projekti i ri, Ilda Bejleri i zbulon të gjitha [FOTO]

Nga sherri me Dritan Shakohoxhën, largimi nga 'Digitalb' tek projekti i ri, Ilda Bejleri i zbulon të gjitha [FOTO]

Publikuar më: 13:50 27-07-2019

lda Bejleri është kthyer padyshim në një nga emrat më të përfolur të shtypit rozë shqiptar në këto momente.

Përveç se një gazetare sportive me shumë eksperiencë mbi supe, Ilda ka qenë për shumë vite edhe imazhi kryesor I spoteve të Digitalb.

Mirëpo këto ditë qarkulloi lajmi se gazetarja ishte drejt largimit nga kjo platformë për shkak të një sherri me komentatorin e mirënjohur Dritan Shakohoxha.

Madje një takim me moderatorin e "Procesit sportiv" Edi Manushin ngriti dyshimet se ajo do të zhvendosej në Top Channel.

Për këtë ka folur së fundmi vetë bukuroshja e sportit në një intervistë për “Gazetën shqiptare”, ku konfirmoi gjithçka.

“Po është e vërtetë që jam larguar, tashmë mund të konfirmoj se do të kthehem së shpejti në televizion, këtë herë në Top Channel, megjithatë do të doja t’ua lija surprizë.

E di që tingëllon si "cliche", por do të doja të ishte një surprizë e bukur për të gjithë publikun, ndaj do të presim dhe pak”, tha Ilda, teksa zbuloi se arsyeja e sherrit me Shakohoxhën ka qenë protagonizmi i moderatores në "Digitalb", që sipas komentatorit ishte i tepruar.

“Natyrisht që do isha protagoniste, kam 11 vjet në Digitalb. Besoj se protagoniste kam qenë në fushën time në atë që di të bëj më mirë. Ndaj mendoj që shpërblimin e publikut e kam të merituar”, tregoi Ilda.

hgft.jpg

gjhlj.jpg

fghjk.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709