INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga romancat tek thrilleri, Emilia Clarke sjell frikën në ekranin e madh [VIDEO]

Nga romancat tek thrilleri, Emilia Clarke sjell frikën në ekranin e madh [VIDEO]

Publikuar më: 14:38 16-03-2017

Gjeni vend ku të futeni...

Jemi mësuar ta shohim në shumicën e rasteve në drama romantike ku mbizotërojnë notat e dashurisë, por ja që projekti i ri kinematografik i yllit të "Game of Thrones" na ka habitur. Behët fjalë për një film dramë-thriller i quajtur "Voices from the Stone", i cili pritet të dalë në kinema më 28 prill të këtij viti. Mbrëmjen e djeshme është bërë publik edhe traileri i tij ku pasqyrohet në vija të përgjithshme historia mbërrthyese e Verenës. Një infermiere që punësohet të kujdeset për një djalë të vogël i cili ka mbetur memec që prej vdekjes së nënës së tij. Megjithatë për të kuptuar më tepër rreth filmit dhe ankthit që ai përcjell, ndiqni trailerin e plotë. Kujt do t'i shkonte ndërmend që Toskana e vitit 1950 mund të ishte kaq e frikshme! 

Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197