INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë! Gjendet një kafkë në Kodër – Selitë, mungojë gjymtyrët

E rëndë! Gjendet një kafkë në Kodër – Selitë, mungojë gjymtyrët

Publikuar më: 13:14 12-09-2016

Me një pamje horror janë përballur banorët e Kodër-Selitës teksa kanë gjetur një kafkë dhe pak metra më tej edhe trupin e dekompozuar, të cilit i mungonin dhe disa eshtra.

Një nga banorët i shokuar ka telefonuar në komisariatin nr. 1.
Policia e kryeqytetit ka mbërritur dhe ka konstatuar kafkën e një njeriu të shkëputur nga eshtrat e trupit të dekompozuar. Kafka dhe eshtra të trupit janë gjetur në një sipërfaqe 30 m2 në Selitë pranë liqenit të Sharrës. Nga verifikimi paraprak dyshohet se të paktën kjo kufomë ka një vit që mund të ndodhet në këtë zonë dhe për momentin nuk janë dalluar shenja dhune apo dëmtime nga plumbat. Kështu që për momentin ka rënë pista e vrasjes.
Gjithësesi trupi i gjendur u dërgua për ekzaminim në mjekësinë ligjore.

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391