INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrasja në Korçë, nëna hetohet për braktisje të familjes

Vrasja në Korçë, nëna hetohet për braktisje të familjes

Publikuar më: 11:52 06-12-2016

Është rikthyer në banesë për ceremoninë mortore të dy fëmijëve dhe bashkëshorit të saj, të cilët janë vrarë nga babai e më pas 41 vjeçari ka vrarë vetën, por Marsela Toshi është përballur dhe me togat e zeza.
“Do të shkoja të gjeja punë në Greqi dhe më pas do të merrja edhe fëmijët”. Këto janë fjalët që  tha në polici Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve të cilët u mbytën nga babai.
Përpara policisë, 24 vjeçarja ka deklaruar se me burri kishte debatuar ditën e dielës. Ajo u shpreh se ai i thoshte që të gjente punë dhe ushqim për fëmijët. Sipas burimeve në policinë e Korçës, 24 vjeçarja Marsela Toshi u mor në pyetje nga blutë, por për shkak të tronditjes psikologjike nuk ka mundur të flasë shumë.
Mësohet se Marsela Toshi (Behari) do të hetohen me akuzën e braktisjes së familjes, në gjendje të lirë nga policia e Korçës. Procedimi penal ka nisur pas gjetjes së trupave të pajetë të fëmijëve të saj, J. T dhe V. T, 6 dhe 4 vjeç dhe bashkëshortit të saj Naum Toshi, 41 vjeç.
Naum Toshi 41 vjec, mbyti dhe më pas vari dy djemtë e moshës 4 dhe 7 vjeç, gjatë natës së 4- 5 dhjetorit 2016, ndërsa më pas u vetëvar.
Fqinjët e 41 vjeçarit, deklarun se çifti Toshi kishin shpesh përplasje për shkak të mënyrës së jetesës së 24 vjeçares me origjinë nga Fieri.

Article Logic
Execution time: 0.0036671161651611