INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga romanca me Sarën, deri te marrëdhënia me menaxherin, Bardhi 'thyen' heshtjen dhe zbulon çdo gjë: S'kam folur me…

Nga romanca me Sarën, deri te marrëdhënia me menaxherin, Bardhi 'thyen' heshtjen dhe zbulon çdo gjë: S'kam folur me…

Publikuar më: 14:33 17-03-2024

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Bardhi Idrizi ditën e sotme ka qenë i ftuar në “Big Brother Fan Club”, ku ka folur rreth ngjarjeve që kanë ndodhur pas daljës së tij nga shtëpia pasi e ëma nuk ishte në një gjendje të mirë shëndetësore.

Këngëtari tregoi se tashmë nëna e tij është në një gjendje të mirë, por ka pasur probleme me tensionin dhe ka shkuar në spital, ndërsa tha se ai nuk ka akses në faqen e tij të Instagram por ka qenë vetë menaxheri i tij që ka postuar foton e nënëns nga spitali.

“Nëna është mirë. Nuk ka qenë Gjermani, prej Gjermanisë ka ardhur 6 mars, në atë koncert nuk ka qenë fare. Në spital ka qenë por nuk ka fjetur aty, ka shkuar të vizitohet dhe është kthyer në shtëpi, nevoja për të patur të birin pranë është mëse normale.”- tha Bardhi.

Përsa i përket “zhurmës” që u krijua pas daljes së tij, këngëtari u shprehet: “Nuk ishe për shëndetin e nënës, ishte për disa situata që Sara kishte parë. Keqmenaxhimi i situatës që kur unë isha brenda, ishte arsye e konflikt të Sarës me Jetmirin. Fshirja e fotove tona etj. Përsa i përket Jetmirit, nuk diskutuar që nga dita e nesërme që kam dalë nga shtëpia. Unë do e zgjidh këtë problem dhe do e bëjmë publike apo jo këtë gjë, është për t’u parë.”

“E gjeta atë gocën që e kam përballë, i jam shumë mirënjohës se çfarë ka bërë për mua dhe e dua fort.”- u shpreh Bardhi duke treguar kështu se lidhja e tyre do të vazhdojë ndonëse kanë dalë nga shtëpia.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047