INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nga raporti me Ledjanën deri tek keqkuptimet me Sabianin, Mevlani i tregon të gjitha

Nga raporti me Ledjanën deri tek keqkuptimet me Sabianin, Mevlani i tregon të gjitha

Publikuar më: 20:31 08-09-2022

Mevlan Shaba së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “Abc e pasdites” ku mes shumë të tjerash ka zbuluar disa raporte për të cilat publiku ka pasur kuriozitet.

Një nga kuriozitet lidhej me raportin e tanishëm të tij me Ledjanën, vajzën me të cilën doli çift nga emisioni i dashurisë, Për’puthen.

Edhe pse kanë vite që ata i kanë ndarë rrugët ata vazhdojnë të mbeten një nga çiftet e preferuar të publikut.

“E shoh shpesh në komente. Edhe ne dikur kur shihnim telenovelat dashuroheshim me personazhet. Të njëjtën gjë ka ndodhur me mua… pas ndarjes sonë shumë njerëz akoma mendojnë që çfarë do lloj kënge që unë nxjerrë është për atë, por nuk ka lidhje me atë apo me ndonjë njeri tjetër. Nuk kemi asnjë komunikim”, zbulon Mevlani.

I pyetur për marrëdhënien me Sabianin, me të cilin përpara disa kohëve ka pasur disa keqkuptime, ai shpjegoi se gjithçka ishte rregulluar dhe gëzojnë një miqësi të mirë së bashku.

“Po kemi pasur disa keqkuptime, por nga dalja nga Big Brother e Sabianit i kemi qetësuar gjërat. Dhe jemi miq, flasim, takohemi, pimë kafe.”

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664